“Më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, Gërvalla refuzon të flasë për komentin e Gecit ndaj Thaçit - Gazeta Express
string(92) "me-19-maj-lidhesh-per-krejt-jeten-gervalla-refuzon-te-flase-per-komentin-e-gecit-ndaj-thacit"

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 12:01

“Më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, Gërvalla refuzon të flasë për komentin e Gecit ndaj Thaçit

Lajme

Gazeta Express

05/05/2026 12:01

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe kryetarja e Partisë Guxo nuk ka komentuar deklaratën e radhës së ish-deputetit të Guxo, Fatos Geci i cili tha se “më 19 maj lidhesh për krejt jetën”, koment ky drejtuar ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

Ajo madje nuk u distancua as kur u pyet se a mendon njëjtë si bashkëpartiaku i saj, por tha se kot e keni se sot ka ardhur për Gjykatën Administrative dhe nuk hapin tema të reja.

Këto komente Gërvalla i bëri pas inaugurimit të Gjykatës Administrative.

“A e dini që kemi ardhur me inaugurimin e Gjykatës Administrative për çështje të tjera a ka mundësi qe pyetje e duhura ti shtrojmë në vendin e duhur… Kot e ke sepse kemi ardhur për gjykatë administrative nuk e kemi plan me hap tema të reja”, tha ajo.

Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë edhe një koment karshi ish-presidentit, Hashim Thaçi në një intervistë të dhënë me shkrim.

Komenti i tij ishte “Mirë që koke përgatit se tash me 19 maj lidhesh për krejt jetën”.

Burgim të përjetshëm për Thaçin, ish-deputeti i Guxo kishte uruar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Nga kjo deklaratë ishte distancuar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu./KP/

Advertisement
Advertisement
Advertisement