Portugalishtja po synon të bëhet gjuhë zyrtare e Kombeve të Bashkuara, me një plan që shtrihet deri në vitin 2030.
Sot shënohet Dita Botërore e Gjuhës Portugeze, e krijuar nga CPLP në vitin 2009 dhe e njohur nga UNESCO në 2019. Kjo është e vetmja gjuhë jozyrtare e OKB-së që ka marrë një njohje të tillë ndërkombëtare.
Gjuha portugeze flitet nga mbi 265 milionë njerëz në pesë kontinente dhe pritet të arrijë deri në 500 milionë folës deri në vitin 2100, duke u renditur si gjuha e katërt më e folur në botë.
Aktualisht, OKB ka gjashtë gjuhë zyrtare: anglisht, frëngjisht, spanjisht, rusisht, arabisht dhe kinezisht. Megjithatë, numri i folësve nuk mjafton për të fituar statusin zyrtar pa mbështetje politike dhe ndërkombëtare.
Portugalishtja tashmë është gjuhë zyrtare në 32 organizata ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Bashkimin Afrikan dhe OBSH-në, gjë që shihet si hap i rëndësishëm drejt OKB-së.
Sipas përfaqësuesve të Institutit Camões, përfshirja në OKB do të ishte “një njohje e madhe ndërkombëtare”, por varet nga bashkëpunimi i të gjitha vendeve lusofone dhe partnerëve globalë.
Qeveria portugeze dhe vendet e CPLP-së po punojnë për një strategji të përbashkët që portugalishtja të arrijë këtë status deri në vitin 2030, shkruan Euronews.