Një person është arrestuar në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, pasi dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.
Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.
“Rr. Adem Jashari, Obiliq / 04.05.2026 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.