“Ishte më i lirë”, Simeone me shaka tregon pse e ndryshoi hotelin në Londër - Gazeta Express
string(72) "ishte-me-i-lire-simeone-me-shaka-tregon-pse-e-ndryshoi-hotelin-ne-londer"

Futboll

Gazeta Express

04/05/2026 21:55

“Ishte më i lirë”, Simeone me shaka tregon pse e ndryshoi hotelin në Londër

Futboll

Gazeta Express

04/05/2026 21:55

Diego Simeone bëri shaka duke thënë se ndryshimi i hotelit nga Atletico Madridi para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit ishte për të kursyer para.

Atletico hyn në ndeshjen e kthimit si favorit i dobët pas barazimit 1-1 në Madrid javën e kaluar.

Skuadra e Simeones u mposht thellë 4-0 kur u përball me Arsenalin në “Emirates Stadium” në fazën e ligës së këtij kompeticioni, dhe përgatitjet këtë herë kanë ndryshuar.

Atletico qëndroi në një hotel në “Regent’s Park” para asaj ndeshjeje në tetor, por këtë herë ka vendosur të akomodohet në “Shoreditch”.

Mediat spanjolle raportuan se ky vendim erdhi me urdhër të Simeones për shkak të natyrës së tij supersticioze.

Argjentinasi është i bindur se Atletico është një skuadër më e fortë tani sesa në fillim të sezonit, ndërsa gjithashtu iu përgjigj me humor pyetjes për ndryshimin e hotelit.

“Jemi më mirë se në tetor”, tha Simeone.

“Dhe hoteli ishte më i lirë. Prandaj e ndryshuam”, shtoi ai me shaka.

Julian Alvarezi pritet të jetë i gatshëm për Atleticon, një lajm i madh për shpresat e tyre për të arritur finalen e parë të Championsit pas një dekade.

Sulmuesi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e parë javën e kaluar dhe nuk luajti në fitoren e Atleticos ndaj Valencias të shtunën.

Alvarezi ka udhëtuar me skuadrën në Londër dhe Simeone konfirmoi se një vendim përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret të martën në mëngjes.

Megjithatë, duke folur për rëndësinë e tij, trajneri i Atleticos la të kuptohet se 26-vjeçari do të ketë një rol kyç.

“Julian Alvarezi është i rëndësishëm në këtë ndeshje sepse e njeh shumë mirë futbollin anglez”, tha Simeone.

“Ai luajti shumë mirë javën e kaluar dhe shpresoj që të sjellë atë që i duhet ekipit nesër”, tha tutje Simeone.

Simeone u shoqërua në konferencën për shtyp nga Antoine Griezmanni, i cili është në javët e fundit të karrierës së tij tek Atletico.

35-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së MLS, Orlando City, këtë verë, duke i dhënë fund periudhës së tij të dytë te klubi spanjoll.

Griezmanni u shpall lojtari i ndeshjes kundër Arsenalit në takimin e parë dhe synon një tjetër paraqitje të madhe.

“Championsi është gjithmonë ndryshe,” tha Griezmanni.

“Ajo që më ka ndihmuar është se gjithmonë kam dashur të luaj në të që kur isha fëmijë. Nuk jam shumë për të folur me lojtarët e rinj, por për të dhënë shembull. T’i afrohem ndeshjes me entuziazëm dhe gëzim”, tha ai tutje.

“Dhe gjatë ndeshjes, ofroj udhëzime taktike ose teknike aty ku mund të ndihmoj. Kur duhet të ngadalësojmë apo të përshpejtojmë lojën. Aty ndihmoj më shumë. Koke është më shumë për të folur dhe për të motivuar”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement