E rëndë në Gjermani, vetura futet dhe përplas turmën me njerëz në shesh, dy persona humbin jetën - Gazeta Express
string(94) "e-rende-ne-gjermani-vetura-futet-dhe-perplas-turmen-me-njerez-ne-shesh-dy-persona-humbin-jeten"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 18:50

E rëndë në Gjermani, vetura futet dhe përplas turmën me njerëz në shesh, dy persona humbin jetën

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 18:50

Dy persona kanë humbur jetën pasi një makinë përplasi një turmë në qytetin lindor gjerman të Leipzig-it të hënën pasdite, njoftoi kryebashkiaku Burkhard Jung.

Sipas Jung, autori i dyshuar u arrestua, ndërsa motivi i ngjarjes nuk është i qartë për autoritetet.

Policia konfirmoi se makina goditi disa persona në zonën qendrore të “Grimmaische Straße” para se të largohej. Më vonë, shoferi u arrestua dhe aktualisht “nuk paraqet rrezik të mëtejshëm”, sipas raportimeve zyrtare.

Rreth orës 17:35, Radio Leipzig raportoi se policia deklaroi se rreziku ka kaluar dhe zona rreth sheshit ishte bllokuar për siguri./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement