VV, dega Mitrovicë hap zgjedhje të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë - Gazeta Express
string(84) "vv-dega-mitrovice-hap-zgjedhje-te-brendshme-per-zgjedhjen-e-kandidateve-per-deputete"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 18:25

VV, dega Mitrovicë hap zgjedhje të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 18:25

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Mitrovicë, ka shpallur zgjedhjet e brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Tri ditë kanë afat anëtarët e kësaj dege që të paraqesin kandidaturat e tyre.

VV e kësaj dege tregoi edhe kushtet që kandidatët duhet të plotësojnë.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shpallur zgjedhjet e brendshme për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e nënshkrimeve nga kandidatet/ët është nga data 04.05.2026 deri më datë 07.05.2026.

Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, secili anëtar i Qendrës ka të drejtë të kandidojë për deputet. Kandidatët fillimisht duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë këto dokumente:

1.     Deklaratën e kandidaturës  

2.     Kopjen e letërnjoftimit

3.     Kopjen e kartelës së anëtarësisë

4.     Listën me nënshkrime

Secili kandidat që merr formularin e kandidaturës, duhet të marrë edhe listën me kriteret për vlerësimin e kandidatëve.

Këto forma të dokumenteve i gjeni në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement