Komuna e Prishtinës: Ndërpritet përkohësisht sistemi i Tatimit në Pronë për shkak të rregullimeve teknike - Gazeta Express
string(104) "komuna-e-prishtines-nderpritet-perkohesisht-sistemi-i-tatimit-ne-prone-per-shkak-te-rregullimeve-teknike"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 14:50

Komuna e Prishtinës: Ndërpritet përkohësisht sistemi i Tatimit në Pronë për shkak të rregullimeve teknike

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 14:50

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se sistemi i Tatimit në Pronë është ndërprerë përkohësisht për shkak të disa rregullimeve teknike që po realizohen nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë.

Sipas njoftimit, ndërprerja është bërë sot, më 4 maj 2026, dhe mund të shkaktojë pengesa të përkohshme në ofrimin e shërbimeve për tatimpaguesit deri në përfundimin e procesit të rregullimit të sistemit.

“Të dashur qytetar, Kryeqyteti njofton të gjithë tatimpaguesit se, sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Financave – Departamenti i Tatimit në Pronë, sot më 04.05.2026 është ndërprerë përkohësisht Sistemi i Tatimit në Pronë, për shkak të disa rregullimeve teknike që janë duke u realizuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, komuna ka bërë të ditur se si pasojë e këtyre punimeve teknike, qytetarët mund të përballen me vonesa ose ndërprerje të përkohshme të shërbimeve.

“Për këtë arsye, mund të ketë ndërprerje të përkohshme në ofrimin e shërbimeve deri në përfundimin e procesit të rregullimit të sistemit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet më tej në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement