Emiratet e Bashkuara Arabe akuzojnë Iranin për sulm me dron ndaj tanker-it në Ngushticën e Hormuzit - Gazeta Express
string(99) "emiratet-e-bashkuara-arabe-akuzojne-iranin-per-sulm-me-dron-ndaj-tanker-it-ne-ngushticen-e-hormuzit"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 14:29

Emiratet e Bashkuara Arabe akuzojnë Iranin për sulm me dron ndaj tanker-it në Ngushticën e Hormuzit

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 14:29

Emiratet e Bashkuara Arabe kan akuzuar Iranin për një sulm ndaj një tanker-i të lidhur me kompaninë shtetërore të naftës ADNOC, gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit, shkruan CNN.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, anija është goditur nga dy dronë iranianë, por nuk ka pasur të lënduar. Abu Dhabi e ka cilësuar këtë veprim si “sulm terrorist” dhe ka thënë se shënjestrimi i anijeve tregtare në këtë zonë përbën “pirateri” dhe përdorim të ngushticës si mjet presioni ekonomik.

Këshilltari i presidentit të UAE-së, Anwar Gargash, ka deklaruar se këto sulme tregojnë se “kërcënimi iranian për sigurinë e rajonit vazhdon dhe nuk mund të injorohet”.

Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të larta në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Irani nga ana e tij ka pretenduar se ka penguar anije amerikane në zonë, gjë që është mohuar nga SHBA.

Advertisement
Advertisement
Advertisement