Gara për Këpucën e Artë po shkon drejt fundit dhe gjithçka duket se është në favor të Harry Kanet.
Sulmuesi i Bayern Munichut është shumë pranë triumfit, falë një sezoni të jashtëzakonshëm në Bundesligë.
Me 33 gola dhe 66 pikë, anglezi e kryeson bindshëm renditjen dhe tashmë e ka njërën dorë te trofeu, duke i lënë pas rivalët kryesorë si Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, që e ndjekin me nga 24 gola.
Pas tyre, gara për podiumin mbetet e hapur dhe një nga emrat më në formë është Igor Thiago, shkruan “Gazeta Express”.
Sulmuesi i Brentfordit ka realizuar 22 gola dhe është vetëm dy rrjeta larg zonës së podiumit, duke i mbajtur gjallë shpresat për një mbyllje spektakolare të sezonit.
Braziliani po konfirmohet si një nga surprizat më të bukura të sezonit në Evropë, duke hyrë mes golashënuesve më të mirë të kontinentit dhe duke sfiduar emra të mëdhenj të futbollit.
Ndërkaq, ylli kosovar Vedat Muriqi mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë pasi i ka realizuar 21 gola dhe nuk e ka gjetur rrjetën qe tri ndeshje.
Me pak ndeshje të mbetura, vëmendja është e gjitha te sprinti final: Kane duket i pakapshëm për vendin e parë, ndërsa pas tij pritet një betejë e fortë për podiumin, ku çdo gol mund ta bëjë diferencën. /Gazeta Express
Renditja aktuale për Këpucën e Artë
Harry Kane (Bayern Munich) – 66 pikë
Kylian Mbappé (PSG) – 48
Erling Haaland (Manchester City) – 48
Igor Thiago (Brentford) – 44 pikë
Dion Beljo (Dinamo Zagreb) – 43
Vedat Muriqi (Mallorca) – 42
Esteban Lepaul (Rennes) – 38
Ayase Ueda (Feyenoord) 37,5
Luis Suarez (Sporing CP) 37,5
Denis Undav (Stuttgart) 36