Sot varrosen dy fëmijët që vdiqën tragjikisht në Durrës - Gazeta Express
string(55) "sot-varrosen-dy-femijet-qe-vdiqen-tragjikisht-ne-durres"

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 12:52

Sot varrosen dy fëmijët që vdiqën tragjikisht në Durrës

Lajme

Gazeta Express

04/05/2026 12:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin e Durrësit.

Dy fëmijë vdiqën si pasojë e një aksidenti, dhe një tjetër u shtrua në spital, pasi një veturë i goditi të njëjtit teksa po luanin me top në trotuar, transmeton Klankosova.

Të vdekur kanë mbetur K.Nikolli, 9 vjeç, dhe E.Muçaj, 12 vjeç. Ndërkohë, 8-vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda si pasojë e përplasjes, sipas mjekëve, ka pasur përparim në gjendjen shëndetësore.

Familjarët po ashtu kanë njoftuar se dy të miturit do të varrosen sot.

Lidhur me aksidentin, është arrestuar Nikollë Rradaçi, 57-vjeçar, i cili dyshohet se ishte i dehur në momentin kritik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement