Kush është Kujtim Koçi i kërkuar në Zvicër e Francë që në Kosovë po dyshohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”? - Gazeta Express
string(117) "kush-eshte-kujtim-koci-i-kerkuar-ne-zvicer-e-france-qe-ne-kosove-po-dyshohet-per-shkaktim-te-rrezikut-te-pergjithshem"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 22:04

Kush është Kujtim Koçi i kërkuar në Zvicër e Francë që në Kosovë po dyshohet për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”?

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 22:04

Bazuar në dosjen e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton se personi i dyshuar është Kujtim Koçi.

Ndaj tij Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kallëzimi penal është ngritur në shkurt të këtij viti.

Ndërsa, personi i dytë që dyshohet të ketë qenë me të, nuk është identifikuar nga Policia deri më tani.

Koçi është qytetar i ri me shtetësi të Kosovës, i pajisur me dokumente në vitin 2024.

Por, kush është Kujtim Koçi, si arriti të hyjë në Kosovë, cilat ishin motivet që quan në marrjen e dokumenteve të Kosovës, pse të njëjtit ju lëshua leja e dytë për armë edhe pas dyshimeve për “posedim të narkotikëve”, pse sipas palës së dëmtuar në këtë rast kishte tentim vrasje, ndërkaq Policia e Kosovës e cilësoi veprës penale si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe a është Kosova vendi i tretë që po e kërkon këtë person e i cili po arratiset?

Koçi nuk dihet se kur ka hyrë dhe si ka hyrë në Kosovë para aplikimit për marrjen e shtetësisë.

Mirëpo, me të ardh në Kosovë, ai kishte aplikuar për t’i pajisur me shtetësi dhe dokumente.

Bazuar në dokumentet që posedon “Betimi për Drejtësi”, Koçi rezulton të ketë marrë letërnjoftimin më 18 prill 2024.

Me të marrë letërnjoftimin, puna e dytë më e rëndësishme për Koçin doli të jetë pajisja me leje të armës.

Më 23 prill, pra vetëm 5 ditë pas pajisjes me letërnjoftim, ai rezulton të jetë pajisur me certifikatën shëndetësore për marrjen e lejes për armë.

Dhe rreth një muaj më pas, më 30 maj 2024, burimet brenda Ministrisë së Punëve të

Brendshme kanë treguar se ky institucioni i ka lëshuar pëlqimin për tu pajisur me leje për armë.

Ky fillim i ri në Kosovë, nuk rezulton të ketë qenë nga vullneti i mirë.

Koçi, del se ka dy urdhër arreste kombëtare.

Në Francë ai kërkohet për “Trafikim droge”.

Ndërsa, në Zvicër Koçi kërkohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim të dokumenteve”.

Por, përkundër kësaj, Koçi arriti që përveç se të marrë shtetësinë e Kosovës, të pajisjet edhe me leje për armë.

Me tu pajisur me pëlqim, ai kishte aplikuar edhe për leje më 19 qershor 2024.

Ndërsa më 14 gusht i ishte lëshuar dhe leja e armës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement