Ministria e Brendshme i lëshoi Koçit lejen për armë përkundër se ishte në evidencë të Policisë për narkotik - Gazeta Express
string(107) "ministria-e-brendshme-i-leshoi-kocit-lejen-per-arme-perkunder-se-ishte-ne-evidence-te-policise-per-narkotik"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 22:00

Ministria e Brendshme i lëshoi Koçit lejen për armë përkundër se ishte në evidencë të Policisë për narkotik

Lajme

Gazeta Express

02/05/2026 22:00

Nëntë ditë pasi ishte pajisur me leje të armës, më 23 gusht të po atij viti pra 2024, Koçi ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës për “posedim të narkotikëve”.

Gjatë ndalimit, atij i ishte bërë verifikimi në Zyrën për bashkëpunim ndërkombëtar ILECU.

Përgjigja e këtij institucioni kishte qenë se Kujtim Koçi ka dy urdhër arreste kombëtare në Zvicër dhe Francë.

Lidhur me këtë rast, Policia Rajonale e Prizrenit duke u thirrur në Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale ka refuzuar të jap çfarëdo informacioni.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se bazuar në ligjet e aplikueshme, respektivisht duke iu referuar Ligjit Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të dhënave personale, iu bëjmë me dije se të dhënat personale të personave janë të mbrojtura me ligj dhe ato mund t’u ofrohen vetëm organeve të drejtësisë, personit fizik apo të autorizuarit të tij”, thuhet në përgjigjën e togerit Shaqir Bytyqi.

Përkundër se me Ligjin për Armët, neni 10 “Rreziku për rendin dhe sigurinë publike” në pikën 1.3 parasheh rrethanat e kur personit nuk duhet t’i jepet leja e armës është edhe kur i njëjti regjistrohen në evidencën e organeve kompetente për përdorim të substancave narkotike, Koci kishte arritur të marrë lejën e dytë.

Kjo situatë nuk e kishte penguar Ministrinë e Punëve të Brendshme, që të njëjtit t’i lëshonte një pëlqim të dytë për armë.

Kjo ministri të njëjtit i kishte lëshuar një leje të dytë për pajisje me armë më 24 janar 2025.

Pra, një person i kërkuar në dy shtete me urdhër arreste kombëtare, i cili ishte ndaluar nën dyshimet për “posedim të narkotikëve”, në Kosovë ishte pajisur me leje për armë. /BetimipërDrejtësi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement