Prishtina mposhtet nga Malisheva, Altin Aliu shënon në frymën e fundit - Gazeta Express
string(69) "prishtina-mposhtet-nga-malisheva-altin-aliu-shenon-ne-frymen-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

02/05/2026 18:04

Prishtina mposhtet nga Malisheva, Altin Aliu shënon në frymën e fundit

Futboll

Gazeta Express

02/05/2026 18:04

Prishtina ka pësuar një humbje minimale, por të rëndë nga Malisheva, në rrugëtimin e saj për garat evropiane.

Skuadra e drejtuar nga Alban Dragusha është mposhtur nga Malisheva e Bylbyl Sokolit, me shifrat prej 1-0 në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 32-të në Hajvali.

Golin për mysafirët e shënoi Altin Aliu në minutën e 95-të të takimit.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Malishevës, nën drejtimin e “Profës”, duke vazhduar tashmë rrugëtimin e saj të sigurt për Evropë.

Me këtë tre-pikësh, Malisheva tashmë ka 52 pikë, në vendin e tretë, shtatë pikë më shumë se Prishtina që është e katërta.

Madje, pozita e Prishtinës mund të rrezikohet, nëse vendi i pestë Gjilani fiton ndeshjen e tij ndaj Ferizajt nesër, kështu duke e parakaluar skuadrën nga kryeqyteti.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina do t’i shkojë Prishtinës së Re, teksa Malisheva do të jetë mysafire e Ferizajt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement