Legjenda vazhdon: LeBron James çon Lakers në gjysmëfinale të Perëndimit - Gazeta Express
string(70) "legjenda-vazhdon-lebron-james-con-lakers-ne-gjysmefinale-te-perendimit"

Basketboll

Gazeta Express

02/05/2026 10:00

Legjenda vazhdon: LeBron James çon Lakers në gjysmëfinale të Perëndimit

Basketboll

Gazeta Express

02/05/2026 10:00

LeBron James shkëlqeu me 28 pikë, duke udhëhequr Los Angeles Lakers drejt një fitoreje të rëndësishme 98-78 ndaj Houston Rockets, që vulosi serinë me rezultat të përgjithshëm 4-2 dhe siguroi kalimin në gjysmëfinalen e Konferencës së Perëndimit.

Përveç pikëve, James kontribuoi edhe me shtatë kërcime dhe tetë asistime, duke qenë figura kyçe në një ndeshje ku Lakers e mbyllën serinë në mënyrë bindëse në transfertë. Skuadra nga Los Angeles kishte krijuar epërsi 3-0 në seri, por iu desh të priste deri në ndeshjen e gjashtë për ta konfirmuar kualifikimin.

Te vendasit, më i dalluari ishte Amen Thompson me 18 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur eliminimin.

Pas ndeshjes, 41-vjeçari James theksoi rëndësinë e përvojës në momente të tilla vendimtare. “Shumë nga lojtarët tanë nuk kanë qenë në këtë situatë më parë, sidomos në ndeshje mbyllëse dhe në transfertë. Ishte e rëndësishme për mua të vendosja tonin e lojës,” deklaroi ai.

Ai shtoi se misioni i tij ka mbetur i njëjtë gjatë gjithë karrierës: të dominojë dhe të ndajë përvojën me bashkëlojtarët. “Kam më së shumti eksperiencë në ekip dhe e di si mund të rrjedhë një seri. Mundohem t’ua transmetoj këtë besim që të dalin dhe të luajnë lirshëm.”

Trajneri i Lakers, JJ Redick, nuk kurseu fjalët e mëdha për yllin e skuadrës. Ai e cilësoi James si një nga më të mëdhenjtë në historinë e NBA-së, duke theksuar se qëndrueshmëria e tij në elitë mbetet e jashtëzakonshme. James është lojtari i parë që ka zhvilluar 23 sezone radhazi në NBA dhe mban rekordin si pikëshënuesi më i mirë në histori të ligës.

Në gjysmëfinale, Lakers do të përballen me kampionët në fuqi, Oklahoma City Thunder, të cilët dominuan rundin e parë me fitore të pastër 4-0 ndaj Phoenix Suns.

Seria mes Lakers dhe Thunder nis të martën në Oklahoma, në një duel që pritet të jetë një sfidë e vërtetë për skuadrën nga Los Angeles.

Advertisement
Advertisement
Advertisement