Rooney i paralajmëron yjet e Liverpoolit rreth moshës, ua kujton një anekdotë me Ibrahimovicin - Gazeta Express
string(93) "rooney-i-paralajmeron-yjet-e-liverpoolit-rreth-moshes-ua-kujton-nje-anekdote-me-ibrahimovicin"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2026 23:01

Rooney i paralajmëron yjet e Liverpoolit rreth moshës, ua kujton një anekdotë me Ibrahimovicin

Futboll

Gazeta Express

01/05/2026 23:01

Wayne Rooney i ka paralajmëruar yjet e Liverpoolit, Virgil van Dijkun dhe Mohamed Salahun, se “mosha i arrin të gjithë”, teksa ata po afrohen drejt fundit të karrierës së tyre në “Anfield”.

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit dha një vlerësim të drejtpërdrejtë për liderët e Liverpoolit, duke sugjeruar se të dy po fillojnë të ndiejnë efektet fizike të futbollit të nivelit të lartë.

Me Salahun 33 vjeç dhe Van Dijkun 34, Rooney theksoi se rënia e formës së tyre mund ta bëjë më të vështirë për lojtarët më të rinj të marrin rol udhëheqës në skuadër.

Edhe pse Van Dijku ka qenë i pranishëm në 51 ndeshje këtë sezon, Rooney beson se ai nuk ka arritur të ruajë standardet e larta të viteve të mëparshme.

Duke folur në “The Wayne Rooney Show”, ai bëri një krahasim me karrierën e tij.

“E kam thënë që në fillim të sezonit, mosha i arrin të gjithë dhe këmbët nuk janë më ato që kanë qenë. Mendoj se kjo ka ndodhur me Salahun këtë sezon dhe edhe Van Dijku nuk ka qenë i njëjti. Ata janë liderët në dhomën e zhveshjes dhe është e vështirë për të tjerët të dalin në pah”, tha ai.

Rooney gjithashtu kujtoi largimin e tij nga “Old Trafford” në moshën 31-vjeçare, duke përmendur përvojën me Zlatan Ibrahimovićin.

“Gjëja më e vështirë për një lojtar është të pranojë që nuk është më në nivelin e dikurshëm. Mua më ndodhi kur erdhi Zlatani dhe nuk po luaja. Doja të luaja, kështu që u largova menjëherë. E pranova”, u shpreh ai.

Sipas Rooneyt, sfida më e madhe për lojtarët me përvojë është të kuptojnë momentin kur duhet të bëjnë një hap prapa – diçka që mund të ndikojë edhe në të ardhmen e liderëve aktualë të Liverpoolit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement