“Lojtarë të dobët”, Guardiola shpjegoi pse vendosi ta shohë ndeshjen e Stockportit para PSG – Bayern - Gazeta Express
string(95) "lojtare-te-dobet-guardiola-shpjegoi-pse-vendosi-ta-shohe-ndeshjen-e-stockportit-para-psg-bayern"

Futboll

Gazeta Express

01/05/2026 20:40

“Lojtarë të dobët”, Guardiola shpjegoi pse vendosi ta shohë ndeshjen e Stockportit para PSG – Bayern

Futboll

Gazeta Express

01/05/2026 20:40

Pep Guardiola ka zbuluar se ka zgjedhur të shikojë Stockport Countyn në vend që të ndiqte përballjen spektakolare të Paris Saint-Germain ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Manchester Cityt me shaka tha se trajnerët dhe lojtarët në atë ndeshje “nuk ishin mjaftueshëm të mirë” për ta argëtuar.

Ndërsa shumica e botës së futbollit u fokusua te ndeshja mes PSG-së dhe Bayern Munichut, Guardiola kaloi mbrëmjen në një vend tjetër.

Ai zgjodhi të shkonte në “Edgeley Park” për të ndjekur Stockport Countyn, në vend të superpërballjes evropiane.

Më vonë, ai pranoi me humor se fillimisht e kishte injoruar ndeshjen e Parisit kur kishte parë kalendarin.

Edhe pse ndeshja përfundoi me një spektakël me nëntë gola (5-4 për PSG), Guardiola tashmë kishte vendosur të shikonte futboll anglez të ligave të ulëta.

Duke folur për gazetarët, ai tha me shaka se niveli i trajnerëve dhe lojtarëve në atë përballje nuk e kishte bindur ta ndiqte ndeshjen.

“Një ditë më parë pashë kalendarin dhe pashë PSG dhe Bayern Munich dhe mendova: ‘bah, çfarë ndeshje e tmerrshme.’ Trajnerët nuk janë të mirë – Luis Enrique dhe Vincent Kompany. Lojtarë shumë të këqij, kështu që… jam i dashuruar me futbollin anglez dhe vendosa të shkoj te Stockporti. Sezonin tjetër, kur Bayern Munichu të luajë kundër ekipit tim të vjetër, do të jem para televizorit”, tha ai.

Përtej humorit, Guardiola dha edhe një reflektim më serioz mbi filozofitë e ndryshme të futbollit në Europë, duke theksuar se stilet e ndryshme e bëjnë lojën më interesante.

Duke folur për ndeshjen PSG – Bayern, ai shtoi: “Kjo është bukuria e futbollit. Ne nuk jemi të njëjtë. Futbolli është kështu – secili ka stilin e vet. Ishte një ndeshje e mirë. Atlético Madrid kundër Arsenal ishte gjithashtu një ndeshje e mirë. Kur shënon nëntë gola në një gjysmëfinale, është fantastike. Futbolli duhet të pranohet në mënyra të ndryshme”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement