Nottingham Forest shfrytëzoi avantazhin e fushës për të marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Aston Villa në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Europa League, duke hedhur një hap drejt finales.
Përballja e parë mes dy skuadrave angleze në një gjysmëfinale evropiane pas shumë vitesh nisi me ritëm të kujdesshëm. Megjithatë, ndërhyrjet e portierit Stefan Ortega ndaj rasteve të Youri Tielemans dhe Morgan Rogers, si dhe rastet e krijuara nga vendasit, e rritën intensitetin e lojës.
Portieri Emiliano Martinez shpëtoi Villas nga pësimi i golit pas një rasti të rrezikshëm të Igor Jesus, duke mbajtur rezultatin të paprekur në pjesën e parë.
Goli vendimtar nga pika e bardhë
Në pjesën e dytë, loja mbeti e baraspeshuar deri në momentin kur arbitri, pas ndërhyrjes së VAR-it, akordoi penallti për vendasit pas prekjes së topit me dorë nga Lucas Digne.
Chris Wood u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Avantazh i rëndësishëm për Forest
Pas golit, Aston Villa nuk arriti të reagojë siç pritej, ndërsa Forest menaxhoi mirë lojën dhe ishte madje më pranë golit të dytë.
Trajneri Unai Emery tashmë duhet të përgatisë një reagim të fortë në ndeshjen e kthimit, ndërsa Forest mban një avantazh të çmuar për të synuar finalen. /GazetaExpress/
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...