Ekskluzive/ Ditë Rezolutash në SHBA: Ushtria amerikane të qëndrojë në Kosovë deri kur KFOR e kryen misionin - Gazeta Express
string(105) "ekskluzive-dite-rezolutash-ne-shba-ushtria-amerikane-te-qendroje-ne-kosove-deri-kur-kfor-e-kryen-misionin"

Ballina

Gazeta Express

30/04/2026 22:53

Ekskluzive/ Ditë Rezolutash në SHBA: Ushtria amerikane të qëndrojë në Kosovë deri kur KFOR e kryen misionin

Ballina

Gazeta Express

30/04/2026 22:53

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka iniciuar një Rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve përmes të cilës kërkohet që trupat ushtarake amerikane të qëndrojnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë deri në momentin kur KFOR e kryen misionin e vetë përfundimisht. 

Autor: BESNIK VELIJA

Në dokumentin e rezolutës të siguruar nga Gazeta Express nga burimet e saj në Washington, thuhet se çfarëdo reduktimi i ushtrisë amerikane në KFOR, do të kishte kosto për sigurinë e rajonit dhe do t’iu shërbente atyre që nuk e duan paqen. 

Përmes pikave të kësaj Rezolute, kërkohet që të jepet përkrahje e fuqishme për forcat amerikane në Kosovë dhe të pranohet nevoja e pranisë së tyre për shkak të ekzistencës së problemit Kosovë-Serbi. 

Gjithashtu kërkohet që të pranohet fakti se ushtria amerikane është e nevojshme që KFOR të jetë një forcë operative dhe e fuqishme. 

Bazuar në këtë Rezolutë:  Dhoma e Përfaqësuesve : 

  1. Pranon se tensionet e konsiderueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë nuk janë zgjidhur dhe këto tensione vazhdojnë të mbeten ndërmjet dy vendeve;
  2. Pohon se prania e vazhdueshme ushtarake e KFOR-it të NATO-s është jetike për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës;
  3. Mbështet praninë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it të NATO-s në Kosovë për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës;
  4. Shpreh mbështetje të fuqishme për dislokimin e personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara në KFOR;
  5. Pranon nevojën e vazhdueshme për kapacitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara për të siguruar që KFOR të mbetet një forcë operative e fuqishme; dhe
  6. Bën thirrje fuqishëm që personeli ushtarak i Shteteve të Bashkuara i stacionuar në Kosovë të mbetet aty deri në përfundimin e misionit

Screenshot

Advertisement
Advertisement
Advertisement