Bedri Hamza flet për T7, tregon nëse PDK do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor - Gazeta Express
string(80) "bedri-hamza-flet-per-t7-tregon-nese-pdk-do-te-beje-ndonje-koalicion-parazgjedhor"

Ballina

Gazeta Express

30/04/2026 13:22

Bedri Hamza flet për T7, tregon nëse PDK do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor

Ballina

Gazeta Express

30/04/2026 13:22

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se PDK’së i konvenon cilado datë që do të përcaktohet brenda afatit kushtetues. Ai ka thënë se sot do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga u.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ku do të diskutohet për këtë çështje, shkruan Gazeta Express.

“Do t’i përgjigjem ftesës së  u.d të presidentes sepse e respektoj institucionin. Për ne është e pranueshme cilado datë brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hamza.

Në pyetjen e gazetares së T7, Elma Sylejmani, për koalicionet e mundshme parazgjedhore, Hamza ka thënë se PDK do të shkojë si parti politike dhe se të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen listës janë të mirëseardhur.

“Ne do të bisedojmë, mirëpo do të shkojmë si PDK dhe brenda listës së PDK-së janë të mirëpritur edhe të tjerët”, ka thënë Hamza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement