Ministria e Punëve të Brendshme po vendos një mënyrë të re për konfirmimin e të dhënave kontaktuese gjatë regjistrimit të automjeteve, me qëllim uljen e gabimeve në dorëzimin e gjobave të komunikacionit përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, përcjell tetova1.
Sipas procedurës së re, gjatë regjistrimit të automjetit në stacionet e kontrollit teknik ose në shërbimet administrative përkatëse, pronari do të japë numrin e telefonit mobil dhe adresën elektronike. Pas futjes së të dhënave, në kontaktet e deklaruara do të dërgohet automatikisht një SMS dhe një email me kod verifikimi.
Me këtë procedurë konfirmohet që numri i telefonit dhe email-i i dhënë i përkasin vërtet pronarit të automjetit, duke rritur saktësinë dhe sigurinë e sistemit.
Nga MPB sqarojnë se kjo ndryshim është bërë për të shmangur lëshimet e mundshme teknike dhe administrative gjatë dërgimit të njoftimeve për shkelje në komunikacion. Gjobat nga sistemi “Qytet i Sigurt” do të vazhdojnë të dërgohen në mënyrë elektronike, përmes SMS-it dhe email-it, tek personi që ka kryer shkeljen.
tag_katrorimaqedoni_2