BDI: Kërkojmë hetim urgjent për Burim Latifin për dëmin e 6 milionë eurove në MEPSO - Gazeta Express
string(82) "bdi-kerkojme-hetim-urgjent-per-burim-latifin-per-demin-e-6-milione-eurove-ne-mepso"

Maqedoni

Gazeta Express

30/04/2026 12:57

BDI: Kërkojmë hetim urgjent për Burim Latifin për dëmin e 6 milionë eurove në MEPSO

Maqedoni

Gazeta Express

30/04/2026 12:57

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm ndaj Burim Latifi, drejtor i Përgjithshëm i MEPSO-s dhe kushëri i parë i Izet Mexhitit, pas vendimit ndërkombëtar që dënon shtetin të paguajë 6 milionë euro dëmshpërblim, pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të tij, transmeton Portalb.mk.

Partia shton se Burim Latifi ka anuluar kontratën ekzistuese me kompaninë Energoinvest nga Sarajeva dhe e ka zëvendësuar me ELNOS BL DOOЕL nga Banja Luka, kompani e lidhur ngushtë me rrjetin e interesave të Milorad Dodikut.

“Tribunali ndërkombëtar DAB, që vepron sipas rregullave FIDIC, i ka rrëzuar të gjitha kundërkërkesat e MEPSO-s prej 19.3 milionë eurosh dhe i ka njohur Energoinvestit të drejtën në 6 milionë euro, që do të dalin nga buxheti i shtetit nga xhepat e qytetarëve. BDI konstaton se Burim Latifi, i emëruar në krye të një ndërmarrjeje strategjike shtetërore mbi baza familjare dhe politike, ka marrë vendime që kanë dëmtuar drejtpërdrejt interesin publik dhe kanë futur një kompani të lidhur me Dodikun në infrastrukturën kritike energjetike të një shteti anëtar të NATO-s”, thonë nga BDI.

BDI i kërkon Prokurorisë Publike fillimin e menjëhershëm të hetimeve penale ndaj Burim Latifi për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit shtetëror, kërkon auditim të plotë të të gjitha kontratave të nënshkruara gjatë mandatit të tij dhe pezullimin e menjëhershëm të marrëveshjes me ELNOS BL deri në sqarimin e plotë të rrethanave”.

Paraprakisht në shtator të vitit të kaluar, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), kryesuese e së cilës ishte BDI, ngriti shqetësime për sigurinë energjetike të Maqedonisë, duke akuzuar drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi, për nënshkrimin e kontratave me kompani serbe, përfshirë “IMP-Telekomunikacije DOO Beograd” dhe “Siemens DOO Beograd”, për projekte strategjike. AKI pretendonte se zgjedhja e këtyre firmave mund të krijojë konflikt interesi për shkak të lidhjeve familjare me kandidatin e VLEN-it, Izet Mexhiti, dhe kërkon hetim nga institucionet përkatëse. Sipas AKI-t, vendosja e këtyre kontratave mund të rrezikojë stabilitetin energjetik dhe të favorizojë ndikime të huaja, duke nënvizuar se ekzistojnë kompani lokale të afta për këto shërbime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement