Hoxhaj në Prekaz, kujton Ilaz Kodrën si simbol të qëndresës: Liria ka ardhur me çmim të lartë - Gazeta Express
string(91) "hoxhaj-ne-prekaz-kujton-ilaz-kodren-si-simbol-te-qendreses-liria-ka-ardhur-me-cmim-te-larte"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 10:42

Hoxhaj në Prekaz, kujton Ilaz Kodrën si simbol të qëndresës: Liria ka ardhur me çmim të lartë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2026 10:42

Në Prekaz, te kulla e komandantit Ilaz Kodra, ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe dhe ka kujtuar një nga figurat më të rëndësishme të luftës për liri.

Përmes një publikimi në Facebook, Hoxhaj e ka vlerësuar Kodrën si simbol të qëndresës dhe sakrificës në momentet më të vështira të vendit.

“Sot në Prekaz, në kullën e tij, kujtojmë me nderim të thellë komandantin Ilaz Kodra, një nga figurat më të qëndrueshme të luftës për liri të Kosovës. Ai ishte aty që në fillim, në momentet më të vështira, kur gjithçka varej nga guximi i pak njerëzve që nuk u tërhoqën. Ai përfaqësoi vendosmërinë dhe sakrificën që i dha drejtim historisë sonë. Sot, kujtimi për të është kujtesë se liria ka ardhur me çmim të lartë. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement