Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka deklaruar se mbi 10 milionë e 600 mijë euro janë paguar nga buxheti i Kosovës për polisa sigurimi për automjetet e mërgimtarëve.
Kështu ka njoftuar ish-deputeti i PDK-së përmes një postimi në Facebook.
I njëjti, edhe të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” pati deklaruar se 355 milionë euro janë ndarë kryesisht nga buxheti qendror për organizatat joqeveritare gjatë pesë viteve të fundit.
“Kam kërkuar të gjitha pagesat që janë bërë për organizatat joqeveritare që nga viti 2021-2026. Në kuadër të kësaj kërkese kam marr shumë material, sepse kam angazhuar shumë persona për t’i përpunuar për shkak se janë 355 milionë euro të ndara për OJQ-të nga të gjitha institucionet publike, për pesë vjet”, tha Rrahmani në Klan Kosova.