Alban Krasniqi: Thelbi i kauzës Osmani -Avdyli paska qenë karriga e saj - Gazeta Express
string(69) "alban-krasniqi-thelbi-i-kauzes-osmani-avdyli-paska-qene-karriga-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 23:39

Alban Krasniqi: Thelbi i kauzës Osmani -Avdyli paska qenë karriga e saj

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 23:39

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Alban Krasniqi, ka reaguar ndaj Haxhi Avdylit.

Haxhiu po kritikon Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të mos kandidimit për Presidente të Vjosa Osmanit. Ai është larguar edhe nga “GUXO”, duke akuzuar Donika Gërvallën për prishje të binomit Kurti-Osmani.

Por, sipas Krasniqit Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli “e paskan pasur për karriga dhe jo për qytetarët dhe Republikën”.

“Dmth thelbi i kauzës Osmani&Avdyli paska qenë karriga e saj dhe jo qytetarët e republikës. Po dekreti antikushtetues çfarë ishte?! Një ups apo veprim strategjik i mirëmenduar dhe në koordinim me opozitën nga e cila mori duartrokitje?”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement