Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmbajtjen e tij  - Gazeta Express
string(71) "kurti-i-dergoi-mesazh-hamzes-ne-mbremje-citaku-zbulon-permbajtjen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 22:18

Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmbajtjen e tij 

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 22:18

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se beson që qytetarët e Kosovës përfundimisht do ta kuptojnë që Albin Kurti është person që nuk di dhe nuk do të qeveris, por dëshiron të sundojë.

Këto komente, Çitaku i bëri në emisionin Rubikon të Klan Kosova, teksa potencoi se PDK-ja nuk i përdor mjetet e propagandës siç i përdor Kurti me partinë e tij, raporton Klan Kosova.

Ajo tha se rezultati nga zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojë.

Çitaku ndërkaq dha detaje nga prapaskenat e takimeve mes Hamzës dhe Kurtit.

“Nuk ka pasur kërkesë për takim në orën 21:00, por Kurti i ka shkruar kryetarit të PDK-së për t’ia kërkuar mbështetjen për zonjën Feride Rushiti. Në WhatsApp i ka shkruar. I ka shkruar, ‘Ju ftoj që ta mbështesni zonjën Feride Rushiti’. Ne ia kemi bërë të qartë zotit Kurti që komunikimin tash e tutje e bëjmë vetëm formalisht”, theksoi ish-deputetja Çitaku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement