Behrami thotë se për sa kohë Trumpi është president, Kurti do ta çojë vazhdimisht Kosovën në zgjedhje - Gazeta Express
string(100) "behrami-thote-se-per-sa-kohe-trumpi-eshte-president-kurti-do-ta-coje-vazhdimisht-kosoven-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 21:48

Behrami thotë se për sa kohë Trumpi është president, Kurti do ta çojë vazhdimisht Kosovën në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 21:48

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti do e dërgojë Kosovën sërish në zgjedhje.

Ai tha se kjo edhe për shkak të Donald Trump si president i SHBA-ve, Kurti nuk e do një Qeveri stabile.

“Në atë moment që Albulena Haxhiu është bërë U.D presidente, Kurti i ka suspendu marrëveshjet politike për President, çka i duhet Albin Kurti President tjetër, pse me zgjedh ai president të PDK e LDK, ku e ka Albulenen”.

“Albin Kurti do të na dërgojë sërish në zgjedhje, edhe vjeshtë e dimër, edhe pranverë, për aq së është Trumpi atje dhe ky Bashkim Evropian”, ka thënë Behrami. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement