Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë diskutuan liderët e dy vendeve? - Gazeta Express
string(86) "mbi-nje-ore-bisede-telefonike-mes-trump-dhe-putin-cfare-diskutuan-lideret-e-dy-vendeve"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 21:20

Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë diskutuan liderët e dy vendeve?

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 21:20

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se ka diskutuar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë gjatë një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin të zhvilluar pak orë më parë, e cila thuhet se ka zgjatur mbi një orë.

“Patëm një bisedë të mirë, e njoh prej kohësh”, tha Trump.

Duke folur për gazetarët ndërsa priti astronautët e misionit Artemis II mission në Zyrën Ovale, Trump deklaroi se i kishte sugjeruar Putinit “një armëpushim të vogël” në luftën në Ukrainë.

“Dhe mendoj se ai mund ta bëjë këtë”, shtoi ai, duke iu referuar mundësisë së një ndalimi të përkohshëm të luftimeve.

Trump u pyet gjithashtu nëse Putin kishte dhënë ndonjë sinjal për një armëpushim, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Ai tha gjithashtu se Putin kishte ofruar ndihmë lidhur me çështjen e uraniumit të pasuruar të Iranit, një nga pengesat kryesore në negociatat ndërkombëtare. Megjithatë, Trump u shpreh se do të preferonte që fokusi të ishte te përfundimi i luftës në Ukrainë./Top Channel

Advertisement
Advertisement
Advertisement