Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare - Gazeta Express
string(53) "kaia-me-mbiemer-te-dyfishte-pas-ndryshimeve-familjare"

Yjet

Gazeta Express

29/04/2026 20:06

Kaia me mbiemër të dyfishtë pas ndryshimeve familjare

Yjet

Gazeta Express

29/04/2026 20:06

Teuta Krasniqi ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, jo vetëm për aktivitetin e shtuar online, por edhe për një detaj që lidhet me vajzën e saj.

Pak ditë më parë, aktorja ndau lajmin se vajza e saj e vogël, Kaia, kishte arritur rezultate të larta në një test inteligjence. Megjithatë, ajo që u vu re nga ndjekësit ishte fakti se në certifikatën e saj, Kaia mban një mbiemër të dyfishtë – Krasniqi dhe Morina.

Ky ndryshim është interpretuar si një vendim i marrë pas raportimeve për ndarjen e aktores nga partneri i saj, Adonis Morina. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht këto aludime.

Zhvillimi i fundit ka nxitur interes dhe diskutime në publik, ndërsa aktorja vijon të mbetet diskrete për jetën e saj personale. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement