Egi Gjyzeli rrëfen sfidën më të madhe që pati më shëndetin - Gazeta Express
string(58) "egi-gjyzeli-rrefen-sfiden-me-te-madhe-qe-pati-me-shendetin"

Yjet

Gazeta Express

29/04/2026 19:22

Egi Gjyzeli rrëfen sfidën më të madhe që pati më shëndetin

Yjet

Gazeta Express

29/04/2026 19:22

Egi Gjyzeli ka ndarë një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, duke rrëfyer për problemin shëndetësor të djalit të saj, i cili erdhi si pasojë e një mjekimi të gabuar.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ajo tregoi se djali i saj, në moshën 18-muajshe, u përball me një gjendje të rëndë pasi u trajtua gabimisht për epilepsi, ndonëse nuk vuante nga kjo sëmundje. Sipas saj, gjithçka nisi nga një analizë e keqinterpretuar, e cila solli pasoja serioze për shëndetin e fëmijës.

Gjyzeli theksoi se u detyrua ta dërgonte djalin jashtë vendit për trajtim, ku ai iu nënshtrua terapive për të pastruar organizmin nga medikamentet e marra gabimisht. Edhe pse gjendja e tij u përmirësua brenda disa muajsh, ndikimi emocional i kësaj përvoje zgjati për vite.

Ajo e përshkroi këtë periudhë si një “goditje të fortë”, që i ndryshoi mënyrën e të menduarit dhe e përballi me frikëra të thella. “Nuk të rrit mosha, por të rrisin vështirësitë,” u shpreh ajo, duke shtuar se kjo eksperiencë e bëri më të fortë.

Sipas saj, rikuperimi emocional ishte i gjatë dhe kërkoi përpjekje të vazhdueshme, ndërsa një nga mbështetjet kryesore gjatë kësaj kohe ka qenë aktiviteti fizik.

Rrëfimi i saj vjen si një dëshmi personale mbi rëndësinë e diagnostikimit të saktë dhe reagimit në kohë, si dhe mbi forcën për të përballuar situata të vështira në jetë. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement