KFOR mbetet i pandryshuar, nuk parashikohet reduktim i trupave në Kosovë – thotë kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s - Gazeta Express
string(117) "kfor-mbetet-i-pandryshuar-nuk-parashikohet-reduktim-i-trupave-ne-kosove-thote-kryetari-i-komitetit-ushtarak-te-nato-s"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 8:35

KFOR mbetet i pandryshuar, nuk parashikohet reduktim i trupave në Kosovë – thotë kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 8:35

Nuk ka ndonjë plan për reduktim të pranisë së trupave të NATO-s në Kosovë, ka deklaruar Kryetari i Komitetit Ushtarak të Aleancës, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, në një intervistë për Radio-Televizionin e Kosovës (RTK), gjatë vizitës së tij në misionin e KFOR-it.

Ai theksoi se NATO kryen rishikime periodike të misioneve të saj, por aktualisht nuk ekziston asnjë vendim apo plan për uljen e trupave në Kosovë.

“NATO-ja bën rishikimin e misioneve çdo vit për të vlerësuar funksionimin e tyre dhe angazhimin e personelit në terren. Kjo është një praktikë e rregullt dhe nuk ka surpriza. Për aq sa di unë deri tani, nuk ka ndonjë plan për reduktim të trupave,” u shpreh Dragone.

Ai kujtoi gjithashtu se pas incidenteve në veri të Kosovës në fund të vitit 2023, NATO vendosi të forcojë praninë e saj me rreth 1000 trupa shtesë, duke treguar fleksibilitet në varësi të situatës së sigurisë.

Sipas tij, misioni i KFOR-it mbetet thelbësor për stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit.

“Kam ardhur këtu me gjithë Komitetin Ushtarak, 32 gjeneralë dhe admiralë nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, për të parë nga afër situatën në terren dhe për të marrë vendime të informuara,” shtoi ai.

Dragone theksoi se prania e NATO-s në Kosovë është një element kyç për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement