Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në qytetin e Kalamatas, në Greqi, pasditen e së martës, me një plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri.
Sipas policisë greke dhe raportimeve të para, viktima është zbuluar brenda një stalle në një banesë në zonën e Bournias-it, shkruan Euronews.al.
Policia greke ka bërë të ditur se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa po hetohen të gjitha pistat e mundshme për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.