Abdixhiku pyetet për Osmanin: Me siguri do jetë dhe mund të jetë kandidate për presidente - Gazeta Express
string(88) "abdixhiku-pyetet-per-osmanin-me-siguri-do-jete-dhe-mund-te-jete-kandidate-per-presidente"

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 6:56

Abdixhiku pyetet për Osmanin: Me siguri do jetë dhe mund të jetë kandidate për presidente

Lajme

Gazeta Express

29/04/2026 6:56

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ish-presidentja Vjosa Osmani, “me siguri” mund të jetë kandidatja e partisë për presidente.

Ai u pyet nëse do të jetë kandidate për kryeministre, por Abdixhiku tha se Osmani mund të propozohet pas zgjedhjeve për postin e presidentit.

“Me siguri do jetë dhe mund të jetë kandidate për presidente, por për këtë çështje më lejoni që të diskutoj me të, meqenëse nuk është subjekt i sotëm prezent këtu, nuk është as korrekte”, tha ai në një konferencë për media.

Gjatë konferencës, ai përsëriti qëndrimin se LVV-ja e pa Osmanin si “kuorum” e jo si person për ta zgjedhur president.

“Ajo çfarë do bëjmë ne si LDK, do të bëjmë bashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së për të dhënë një alternativë serioze për vendin, për të mos pasur skena si sonte çfarë i pamë, për të mos pasur tentim që përkundër mungesës se kuorumit të nisë procesi i votimit dhe kështu të provohet përmbysja e rendit kushtetues”, tha Abdixhiku.

Advertisement
Advertisement
Advertisement