Ikona e “Big Brother”, Nadia Almada, është shfaqur pothuajse e panjohshme pasi doli nga një klinikë në Turqi, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike në fytyrë.
49-vjeçarja, e cila u bë e famshme pasi fitoi edicionin e pestë të “Big Brother UK” në vitin 2004 dhe u bë konkurrentja e parë transgjinore në spektakël, u pa teksa largohej nga Trio Clinic në Stamboll me shenja të dukshme të operacionit.



Fytyra e saj ishte e mbështjellë me një fashë mbështetëse të zezë, ndërsa hunda, buzët dhe balli ishin të mbuluara me fasha mbi lëkurën e mavijosur. Ndërhyrja vjen pasi vitin e kaluar Nadia humbi rreth 38 kilogramë, pas një operacioni për zvogëlimin e stomakut.
Përveç transformimeve fizike, Nadia ka qenë së fundmi edhe shumë e zëshme për çështje sociale. Ajo reagoi ashpër ndaj një vendimi të Gjykatës Supreme në Mbretërinë e Bashkuar, i cili përcakton përkufizimin e gruas mbi bazën e seksit biologjik. Sipas saj, ky vendim është shqetësues dhe çnjerëzor për komunitetin transgjinor.



Nadia theksoi se ndjehet e frikësuar dhe e lënduar nga fakti që identiteti i saj vihet në pikëpyetje, duke shtuar se përvoja të tilla janë veçanërisht të rënda për njerëzit që kanë kaluar diskriminim ndër vite. Ajo gjithashtu kritikoi faktin që vendimi nuk përfshin apo njeh personat jo-binarë dhe interseks.
Ajo u shpreh se për të, identiteti si grua është thelbësor dhe vjen përpara etiketimit si person transgjinor, duke theksuar se kështu e jeton dhe e përjeton jetën e saj në shoqëri.



Në një deklaratë të fortë, Nadia tha se do të preferonte të refuzonte trajtimin mjekësor sesa të vendosej në një repart për meshkuj, duke e cilësuar këtë si një situatë të papranueshme dhe shqetësuese.
Në një intervistë të mëhershme në podkastin “Remember Me?”, ajo foli edhe për anën e errët të famës, duke theksuar se fama nuk sjell domosdoshmërisht lumturi apo pasuri. Sipas saj, të qenit person publik shpesh ka më shumë sfida sesa përfitime. /GazetaExpress/