Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të dytën herë sot ka rinisur seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, të cilën e ka filluar dje, shkruan Express.
Në seancën e së hënës, Haxhiu ka lejuar që të nisin procedurat e votimit, ndonëse në seancë kanë qenë vetëm 64 deputetë.
Haxhiu në seancat e sotme ka bërë thirrje për deputetët që s’janë prezentë që të kthehen në sallë për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit.
U.d e presidentit ka thirrur që të kthehen në seancë emrat e deputetëve të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe gjithashtu edhe të Listës Serbe.
Haxhiu ka përmendur emrat e të gjithë deputetëve të “Srpskas” për t’u kthyer në Kuvend.
“Igor Simic i bëj thirrje të vijë në seancë. Janina Ymeri i bëj thirrje të vij në seancë. Kujtim Shala i bëj thirrje të vijë në seancë. Lumir Abdixhiku të kthehet në seancë. Liljana Stefanovic i bëj thirrje të vij në seancë. Milan Kostic i bëj thirrje të vijë në seancë. Liljana Nikolic i bëj thirrje të vijë në seancë. Nemanja Bisevac i bëj thirrje të vijë në seancë”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thirru edhe emrat e Slavko Simic, Srdjan Popovic, Verica Ceranic dhe Branislav Nikolic./Express/