Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se seanca për zgjedhjen e Presidentit, që e thirri Vetëvendosje, shtyhet sot për në orën 19:00.
“Në këto rrethana, për shkak të mungesës së opozitës dhe në përpjekje që ajo të jetë e pranishme në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, si për obligimet kushtetuese ashtu edhe për interesin publik, ju njoftoj se kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, tha Haxhiu.
Seanca për Presidentin nisi mbrëmë pa kuorumin e nevojshëm, e cila u konsiderua shkelje e Kushtetutës.