Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se deputetët opozitarë po u bëjnë presion kandidatëve për Presidente që i propozoi Vetëvendosje për t’u tërhequr nga gara.
Haxhiu iu bëri thirrje atyre që të shkojnë në Kuvend ku rinisi seanca e thirrur nga Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit.
“Në vend që të tërhiqen nga deklaratat që i bëjnë presion kandidatëve që të tërhiqen nga gara, që është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftoj ata që të vijnë. Dhe nëse kërkojnë fjalë, do t’ua kalojmë edhe fjalën. Por, jo që të flasin nga zyrat e tyre apo nga ambientet e tjera për sa kohë po zhvillohet kjo seancë. Këtu është vendi ku argumentojmë edhe juridikisht edhe politikisht”./Express/