Bashkëpartiaku i Rashiq thirrje opozitës të marrë pjesë në seancën për Presidentin: Të tregojmë pjekuri politike - Gazeta Express
string(111) "bashkepartiaku-i-rashiq-thirrje-opozites-te-marre-pjese-ne-seancen-per-presidentin-te-tregojme-pjekuri-politike"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:51

Bashkëpartiaku i Rashiq thirrje opozitës të marrë pjesë në seancën për Presidentin: Të tregojmë pjekuri politike

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:51

Lazar Raduloviq, deputeti serb në Kuvendin e Kosovës nga partia e Nenad Rashiqit, u bëri thirrje deputetëve opozitarë që s’po marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e Presidentit, që të shkojnë aty.

Ai tha se “bojkoti nuk zgjidh asnjë çështje”.

“Kthehuni në Kuvend, bëhuni pjesë e vendimmarrjes dhe së bashku do të tregojmë një pjekuri politikë”, tha ai.

Raduloviq tha se “Kosova duhet të ec përpara vetëm atëherë kur të gjithë jemi pjesëmarrës”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement