Isa Mustafa: Çdo zgjedhje jashtë Kushtetutës është shkelje, jo zgjidhje - Gazeta Express
string(69) "isa-mustafa-cdo-zgjedhje-jashte-kushtetutes-eshte-shkelje-jo-zgjidhje"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:45

Isa Mustafa: Çdo zgjedhje jashtë Kushtetutës është shkelje, jo zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:45

Para pak minutash ka rinisur seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Sërish, asnjë deputet i opozitës nuk është i pranishëm. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë.

Lidhur me këtë situatë, ish- kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se në këtë process duhet të zbatohet Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Në procesin e zgjedhjes së presidentit duhet të zbatohet Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë zgjidhje jashtë këtyre parimeve nuk është zgjedhje, por shkelje e Kushtetutës.”, ka thënë Mustafa në një prononcim për IndeksOnline.

Për këtë pozitën e presidentit, VV-ja ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.

Kjo seancë ka nisur mbrëmë dhe është ndërprerë pasi u mbajt një votim që u cilësua si jokushtetues me vetëm 64 deputetë në sallë. 63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

Sot në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Në rast se nuk zgjedhet, vendi shkon në zgjedhje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement