Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu është ulur në karrigen e saj në Kuvend, ndërsa vazhdimi i seancës për zgjedhjen e Presidentit nuk ka nisur ende, më shumë se gjysmë ore prej kur është dashur të niste.
Për disa minuta, ajo është parë duke komunikuar në telefon me dikë.

Deputetët e pushtetit u mbledhën sërisht sot paradite në Kuvend për rundin e dytë të votimit për President, pavarësisht se nuk ishin 80 deputetë në sallë dhe pavarësisht se kjo procedurë që nisi mbrëmë, u konsiderua si cenim i rendit kushtetues të vendit nga njohës të Kushtetutës dhe organizata joqeveritare.
Haxhiu e shtyu vazhdimin e seancës për në orën 14:00, duke i ftuar deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seancë, pasi sipas saj, ata janë të obliguar të votojnë dhe të mundësojnë zgjedhjen e Presidentit.