Miftaraj: Haxhiu po tenton krijimin e kuorumit artificial për zgjedhjen e Presidentit - Gazeta Express
string(84) "miftaraj-haxhiu-po-tenton-krijimin-e-kuorumit-artificial-per-zgjedhjen-e-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:04

Miftaraj: Haxhiu po tenton krijimin e kuorumit artificial për zgjedhjen e Presidentit

Lajme

Gazeta Express

28/04/2026 14:04

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur kritika ndaj mënyrës së menaxhimit të seancave parlamentare dhe procedurës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, duke përmendur kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Miftaraj ka thënë se çdo përpjekje për të krijuar “kuorum artificial” apo për të kushtëzuar pjesëmarrjen e deputetëve në seanca plenare është, sipas tij, e pabazuar në Kushtetutë dhe në praktikën e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka theksuar se mandati i deputetit është i lirë dhe se, sipas tij, nuk mund të vendosen kushte apo leje për mungesën e deputetëve në Kuvend.

Postimi i plotë:

Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit te Kosoves permes skenarit te saj po ben perpjekje per te nderuar kuorum artificial dhe te pa bazuar ne Kushtetute dhe praktiken e Gjykates Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit.

Pretendimet e bazuara ne interesa puro partiake për një detyrim kushtetues të deputetëve që të qëndrojnë në seancë plenare gjatë procedurës së zgjedhjes së Presidentit janë fiktive dhe të pabazuara.

Mandati i deputetit është i lirë. Nuk mundet Albulena Haxhiu e as LVV qe te kushtezoj apo imponoj kërkesa për “leje” nga Kryetari i Kuvendit per te munguar nga seanca ne Kuvend.

Kjo eshte e tejkaluar dhe nuk ka baze kushtetuese. Çdo përpjekje për ta paraqitur mungesën e deputetit si shkelje procedurale që ndikon në vlefshmërinë e procesit përbën interpretim të pabazuar të kompetencave parlamentare. Kjo nuk I hap në asnjë rrethanë rruge Albilena Haxhiut apo LVV zgjedhjen e Presidentit pa 80 vota ne kutine e votimit ne roundin e pare dhe te dyte.

Procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të respektojë jo vetëm tekstin, por edhe frymën e Kushtetutës, siç është interpretuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërsa Kushtetuta parasheh që në raundin e tretë Presidenti mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Çdo skenar që synon të prodhojë kuorum artificial apo të instrumentalizojë mungesën e opozitës për të justifikuar një zgjedhje me shumicë te thjeshte ne rundin e pare cenon rendin kushtetues per interesa puro partiake me qellim qe rasti te shkoj ne Gjykate Kushtetuese dhe shtyrjen e dates se zgjedhjeve sipas interesave te LVV dhe kur ata e shohin te arsyeshme dhe kur ata mendojne se mund ta kapitalizojnë vullnetin e votuesit ne vote per VV.

Advertisement
Advertisement
Advertisement