LDK reagon për votimin e VV për Presidentin: Sabotim i drejtëpërdrejtë i Kushtetutës dhe vetë shtetit - Gazeta Express
string(100) "ldk-reagon-per-votimin-e-vv-per-presidentin-sabotim-i-drejteperdrejte-i-kushtetutes-dhe-vete-shtetit"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 22:51

LDK reagon për votimin e VV për Presidentin: Sabotim i drejtëpërdrejtë i Kushtetutës dhe vetë shtetit

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 22:51

Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, “Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

LDK thekson se “nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit”.

“Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, përfundon reagimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement