Në një fjalim me plot akuza për opozitën se po e “bllokojnë” zgjedhjen e Presidentit të ri, kryeministri Albin Kurti tha se ka bërë ofertën më gjeneroze në botë.
Pas fjalimit, ai mori duartrokitje të fuqishme nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët.
Madje deputeti Agim Bahtiri u çua në këmbë për ta duatrokitur.
Partitë tjera opozitare nuk po marrin pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme, të thirrur për të “diskutuar” për zgjedhjen e Presidentit.