Haxhiu pasi pyetet se a do të ketë sot seancë për presidentin: Natyrisht që sot - Gazeta Express
string(78) "haxhiu-pasi-pyetet-se-a-do-te-kete-sot-seance-per-presidentin-natyrisht-qe-sot"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 13:44

Haxhiu pasi pyetet se a do të ketë sot seancë për presidentin: Natyrisht që sot

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 13:44

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, është pyetur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe mundësisë që një seancë e tillë të mbahet sot, raporton Ekonomia Online.

“Besoj se do të ketë seanca për presidentin…. natyrisht që sot”, është shprehur shkurt Haxhiu.

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, para nisjes së seancës ka thënë se nuk kanë asnjë informatë nëse pas seancës plenare që është duke u mbajtur do të ketë një seancë për zgjedhjen e presidentit. 

E deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka theksuar se ende nuk ka një emër konsensual për president dhe se situata mbetet e paqartë. 

Ajo, ka thënë se qytetarët e Kosovës tashmë e kanë të qartë kush e ka seriozisht dhe kush nuk po dëshiron zgjedhje.

Nesër përfundon afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërkohë që partitë politike nuk kanë gjetur konsensus rreth një emri që do të siguronte pjesëmarrjen e së paku 80 deputetëve në procesin e votimit për president.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) u ka bërë ofertë dy subjekteve kryesore në opozitë, Partisë Demokratike (PDK) dhe Lidhjes Demokratike (LDK) që t’i ofrojnë tri propozime për president dhe ka dhënë zotimin për t’i ofruar nënshkrimet për t’i formalizuar kandidaturat e edhe për të votuar njërin nga kandidatët. Ofertën e ka publikuar të shtunën, tri ditë përpara se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

PDK-ja e ka refuzuar ofertën. E LDK-ja ka kushtëzuar ofrimin e kandidatit, duke përmendur si emër të përveçëm Vjosa Osmanin, e cila përmbylli këtë muaj mandatin pesëvjeçar të presidentes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement