Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut - Gazeta Express
string(43) "mblidhet-komisioni-per-te-drejtat-e-njeriut"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 7:59

Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut

Lajme

Gazeta Express

27/04/2026 7:59

Sot në ora 08:30, pritet të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.

Në rendin e ditës janë disa pika, përfshirë miratimin e rendit të ditës dhe shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026.

Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë dhe votojë propozimin e deputetit Artan Behrami për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova.

Rendi i ditës:

  1.  Miratimi i rendit të ditës;
    2.    Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026;
    3.    Shqyrtimi dhe votimi i propozimit të deputetit Artan Behrami, për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara znj. Ekaterina Trandafilova;
    4.    Të ndryshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement