Drita e ‘shkatërron’ Llapin dhe e zhytë në krizë të thellë - Gazeta Express
string(56) "drita-e-shkaterron-llapin-dhe-e-zhyte-ne-krize-te-thelle"

Futboll

Gazeta Express

26/04/2026 17:10

Drita e ‘shkatërron’ Llapin dhe e zhytë në krizë të thellë

Futboll

Gazeta Express

26/04/2026 17:10

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita i është rikthyer fitores, pas humbjes xhiron e kaluar nga Drenica, duke e mposhtur Llapin thellë në Gjilan.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita fitoi 3-0 ndaj Llapit, duke e zhytur këtë të fundit në një krizë edhe më të thellë.

Skuadra kampione e Kosovës e nisi serinë e golave në pjesën e parë, me Besnik Krasniqin që shënoi në minutën e 29-të për 1-0.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën Drita shënoi edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht, tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, ishte mbrojtësi Dante që shënoi për 2-0.

Në minutën e 63-të, Veton Tusha ia dha goditjen e fundit Llapit, duke shënuar për 3-0.

Llapi pas kësaj humbjeje e gjen vetën në pozitën e tetë me 33 pikë, pesë pikë larg Drenicës, që është në vendin e shtatë. Pozita e tetë të dërgon në barazh, teksa pozita e nëntë që mbahet nga Ferizaj me 33 pikë, të dërgon në Ligën e Parë.

Ndërkohë, Drita është e para në tabelë, me pesë pikë më shumë se Ballkani që është i dyti, derisa kanë mbetur edhe gjashtë xhiro nga fundi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement