Me një lojtar më pak për gjysmë ore, Malisheva fiton në udhëtim te Dukagjini - Gazeta Express
string(75) "me-nje-lojtar-me-pak-per-gjysme-ore-malisheva-fiton-ne-udhetim-te-dukagjini"

Futboll

Gazeta Express

26/04/2026 17:04

Me një lojtar më pak për gjysmë ore, Malisheva fiton në udhëtim te Dukagjini

Futboll

Gazeta Express

26/04/2026 17:04

Malisheva e ka marrë një fitore të madhe në udhëtim, ndonëse ishte me një lojtar më pak.

Skuadra e Bylbyl Sokolit ka vazhduar me formë të mirë, duke arritur fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e tij.

“Profa” dhe Malisheva triumfuan si mysafirë të Dukagjinit në Klinë, me një gol të shënuar në sekondat e fundit të takimit.

Skuadra mysafire fitoi tri pikë, ndonëse ishte me një lojtar më pak për pothuajse gjysmë ore.

Në minutën e 64-t, Diatta Assane u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj lojtarit të Dukagjinit, Erlis Xhemajlit.

Golin e fitores për Malishevën e shënoi Xhemajl Ibishi në minutën e 95-të.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e tretë në tabelë, derisa Dukagjini mbetet në 38 pikë, në vendin e gjashtë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement