"Taksirat i madh - s'është e thënë me mbetë kryeministër", Deliu rikthen deklaratën e opozitarit Kurti - Gazeta Express
string(96) "taksirat-i-madh-seshte-e-thene-me-mbete-kryeminister-deliu-rikthen-deklaraten-e-opozitarit-kurti"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 12:52

“Taksirat i madh – s’është e thënë me mbetë kryeministër”, Deliu rikthen deklaratën e opozitarit Kurti

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 12:52

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka rikthyer një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti kur ai ishte në opozitë, ndërsa fliste për kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa.

Kurti thoshte se Mustafa “po do me mbetë kryeministër me çdo kusht”. Këtë deklaratë, Deliu e shpërndau tani, kur kryetari i LVV-së po ua hedh fajin partive opozitare për mozgjedhjen e Presidentit.

“Taksirat i madh. Po do me mbetë kryeministër me çdo kusht. Po jo bre se Kosova është më e vlefshme, populli i Kosovës është i vlefshëm. S’është bre e thënë me u bë kryeministër – s’është e thënë me mbetë kryeministër. Kosova duhet të zhvillohet, rinia duhet të përparojë, të hapen vende pune”, kishte thënë atëherë Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement