Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me të shtënat e regjistruara gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke shprehur lutje dhe solidaritet për Donald dhe Melania Trump dhe popullit amerikan, për siç shprehet pas “sulmit frikacak të mbrëmshëm”.
Osmani në rrjetin X ka shkruar:
Ne besojmë në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të saj, dhe mbetemi partnerë të palëkundur në promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë botën.
Jemi mirënjohës për trimërinë e agjentëve të Shërbimit Sekret të SHBA-së që vepruan shpejt dhe heroikisht për të mbrojtur Presidentin dhe të gjithë të pranishmit. Guximi i tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie kombëtare.
Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë.
Sending prayers and solidarity to President @realDonaldTrump, the First Lady @MELANIATRUMP, and the American people following last night’s cowardly attack at the White House Correspondents’ Dinner.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 26, 2026
We trust in the resilience of the United States and its institutions, and we…