‘‘S’di a të përgjigjet kryeministri’’, Hyseni-Abdixhikut: Periudhën e marrëveshjes politike e keni mbyllë - Gazeta Express
string(98) "sdi-a-te-pergjigjet-kryeministri-hyseni-abdixhikut-periudhen-e-marreveshjes-politike-e-keni-mbylle"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 19:56

‘‘S’di a të përgjigjet kryeministri’’, Hyseni-Abdixhikut: Periudhën e marrëveshjes politike e keni mbyllë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 19:56

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke i thënë se ky i fundit çështjen e marrëveshjes politike me VV’në, e ka shpallur të mbyllur me 20 prill.

Deputetja, ka komentuar edhe çështjen e presidentit, duke thënë se, ‘’oferta’’ e VV’së, ishte që të propozohen 3 emra që janë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike.

‘’ Ne jemi të bindur që pas zgjidhjes ideale, pra Murat Jashari, kandidati më i mirë dhe më i zoti dhe me mbështetje të gjerë popullore për President Republike është Glauk Konjufca, të cilin e votuan 318 mijë qytetarë – krahasojeni këtë me komplet votën e LDK’së, për të cilën votuan 126 mijë qytetarë, pra 2.5 herë më pak’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Postimi:

I nderum deputet e kryetar i LDK’së Abdixhiku,

Nuk po e di se a do t’përgjigjet Kryeministri jonë Kurti dhe kur.

Periudhën për marrëveshje politike me LVV’në e keni shpallë ju të mbyllur të hënën me 20 prill. Bile deklaruat që nuk do të takoheni më!

Sot para fillimit të seancës patët një bisedë me kryetarin e PDK’së Hamza. Tash me 15 vota që nuk i keni, kërkoni edhe marrëveshje politike edhe president partiak të LDK’së!

3 emra që janë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike – Kjo ishte oferta e re e LVV’së.

Ne jemi të bindur që pas zgjidhjes ideale, pra Murat Jashari, kandidati më i mirë dhe më i zoti dhe me mbështetje të gjerë popullore për President Republike është Glauk Konjufca, të cilin e votuan 318 mijë qytetarë – krahasojeni këtë me komplet votën e LDK’së, për të cilën votuan 126 mijë qytetarë, pra 2.5 herë më pak!

Mirëpo meqë kjo po refuzohet sepse Glauku na qenka LVV (po çka tjetër?!), ne e ndërmorëm edhe një hap.

Me 3 kandidatë në garë që ju do t’i propozonit bashkë me PDK’në si opozitë, do të ishim dukshëm mbi 80 deputetë si prag për kuorum.  Kjo ishte ofertë që opozita ta merr bajrakun për gjetjen e 3 kandidatëve konsensual, me merita e vlera kombëtare, kurse Lëvizja duke ju mbështetur që ta realizoni këtë akt. Pra, ju bashkë propozimin e kandidatëve, ne mbështetjen. Kjo është oferta për zgjidhje, kurse çfardo refuzimi apo qëndrimi ndryshe tregon se nuk doni zgjidhje, por zgjedhje.

Sinqerisht,

Advertisement
Advertisement
Advertisement