“Futbolli po humb tifozët”, Guardiola reagon për çmimet e larta të biletave në Kupën e Botës - Gazeta Express
string(89) "futbolli-po-humb-tifozet-guardiola-reagon-per-cmimet-e-larta-te-biletave-ne-kupen-e-botes"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2026 11:52

“Futbolli po humb tifozët”, Guardiola reagon për çmimet e larta të biletave në Kupën e Botës

Futboll

Gazeta Express

25/04/2026 11:52

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimeve të biletave në Kupën e Botës, duke theksuar se futbolli po largohet gjithnjë e më shumë nga tifozët.

Në një deklaratë të fortë, Guardiola rikujtoi kohët kur Kupa e Botës ishte një festë e vërtetë për dashamirët e futbollit në mbarë botën.

“Shumë kohë më parë, Kupa e Botës ishte një festë e gëzimit të futbollit. Të gjithë udhëtonin nga e gjithë bota për të parë vendin e tyre,” u shpreh ai.

Megjithatë, sipas tij, realiteti i sotëm është krejtësisht ndryshe, me çmime që janë bërë të papërballueshme për shumë tifozë.

“Por tani, në epokën moderne, është bërë shumë e shtrenjtë. Futbolli është për tifozët!” theksoi Guardiola.

Trajneri katalanas shkoi edhe më tej, duke dhënë një mesazh të qartë për industrinë e futbollit dhe organizatorët e eventeve madhore.

“Ky biznes nuk funksionon pa tifozët,” deklaroi ai, duke nënvizuar rolin jetik që kanë përkrahësit në ekzistencën dhe suksesin e lojës.

Deklaratat e Guardiolës pritet të hapin debat mbi komercializimin e futbollit dhe aksesin e tifozëve në ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement